Mertens drejt largimit nga Napoli, shumë skuadra pas tij
Me një klauzolë prej 28 milionë eurosh dhe me të ardhmen në dyshim te Napoli, Dries Mertens “nxeh” merkaton e verës. Skuadrat e mëdha europiane janë vënë në garë për të arritur te kartoni i belgut. duke përfituar edhe nga situata jo fort komode e tij te napolitanët.
Spanjollët e Atleticos së Madridit dhe Barcelona do të bëjnë maksimumin për të mposhtur konkurrencën e klubeve angleze të Manchester United dhe Arsenalit, për 30-vjeçarin.
Gjithashtu në garë për sulmuesin e Napolit është edhe Monaco, por nuk mbetet pas as Interi në Serinë A, që sheh te belgu një alternativë mjaft të vlefshme, që mund të luajë në çdo zonë të sulmit.
Mungesa e titujve me Napolin, por edhe rikuperimi i Arkadius Milik, që pritet të marrë vendin në sulm, kanë bërë që Mertens të bindet për t’u larguar nga Napoli në fund të këtij sezoni./TCH