Life StyleTë fundit

Meghan Markle dhe Princ Harry futen në dietë të fortë para martese; Ju lejohen vetëm dy lloje ushqimesh

Meghan Markle dhe princi Harry tashmë i janë nënshtruar një dietë shumë të rreptë këto ditë para dasmës.

Nuk është befasi, pasi mbi një miliard njerëz do të shikojnë atë që tashmë konsiderohet dasma e vitit më 19 maj.

Me sa duket Meghan Markle ka bërë më shumë, ajo ka revolucionuar tërësisht dietën e Harry.

Në “shtëpi”, në Kensington Palace, ai parapëlqen patate të skuqura, burgers, pica dhe karbohidrate, ndërkohë që tashmë ka nisur të konsumojë kinoa dhe brokoli.

Ndërsa Meghan nuk ha mish, vetëm peshk dhe është e dashuruar me ushqimin e shëndetshëm që shkon me jogan.

Tani, në mëngjes ai dhe Meghan pinë vetëm një smuth me vanilje dhe brokoli, një sallatë për drekë dhe peshk me perime në mbrëmje.

Në të vërtetë, Meghan gjithmonë ka ngrënë kështu, vetëm se herë pas here, ajo pranon se  pi verë apo ha akullore. Puna më e vështirë mbetet për Harryn.