AktualitetOp-EdPolitikë

A po bëhet Gjermania një Hungari e dytë?

Që nga themelimi i tij në vitin 1991 e deri më sot, Grupi i Vishegradit (Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia), është transformuar nga një aleancë për të përshpejtuar hyrjen e katër vendeve në BE, në një grup të brendshëm që kundërshton politika dhe ideologji, të cilat përfaqësohen nga vetë Bashkimi Evropian.

Një kundërvënie që është zhvilluar në dy akse strukturore (por thuajse kontradiktore):emergjenca për të nxitur BE-në drejt një gjeostrategjie më pak të hapur në drejtim të Moskës, dhe kundërshtimi kulturor dhe taktik i politikave të pranimit të emigrantëve (ku Hungaria është një lidere e dukshme).

Brenda grupit ka çështje të ndara (duke filluar nga ajo ruse), por dakordësia e katër qeverive me tendenca sovrane dhe (pjesërisht) euroskeptike, e ka kompaktuar aleancën. Mbi të gjitha, qeveria polake e PiS, Partisë Ligj dhe Drejtësi të Jarosllav Kazinskit, i është bashkuar strategjikisht qeverisë hungazere të Viktor Orban, e cila ka qenë gjithnjë shumë aktive dhe e aftë për të europianizuar mesazhin e saj.

Po cili është reagimi i Gjermanisë ndaj këtij grupimi? Në Berlin tashmë është e qartë se grupi i Vishegradit, e ka gjetur dimensionin e vet, dhe se asnjë nga të 4 vendet nuk është gati të ndjekë verbërisht udhëheqjen gjermane. Tregu i përbashkët i vendeve të Vishegradit, është sot për Gjermaninë më i madh sesa ai francez, në një kohë që shkëmbimet tregtare midis Gjermanisë dhe Polonisë, janë dy herë më të mëdha sesa ato midis Gjermanisë dhe Rusisë.

Shkurt, ekonomia gjermane nuk mund të neglizhojë rolin e fqinjëve të saj, dhe kërkimi për përshtatshmëri të reja politike-kulturore, bëhet pothuajse automatik. Për momentin, përballja e Gjermanisë me këto 4 vende, gjeneron dy reagime të kundërta.

Nga njëra anë ekziston ende një denoncim i fortë dhe i vendosur, i asaj që përshkruhet si një regres autoritar në dyja shtetet kryesore të aleancës:Poloni dhe Hungari.

Nga ana tjetër, vetë partia e kancelares gjermane, ka kohë që ka filluar t’i shohë ndryshe protagonistët e Vishegradit. Pas rizgjedhjes triumfale të Orban më 8 prill, Angela Merkel e uroi kryeministrin hungarez për fitoren e tij (raporti i dy udhëheqësve, nuk është përcaktuar vetëm nga pragmatizmi diplomatik, por edhe nga anëtarësimi i tyre të përbashkët në Partinë Popullore Evropiane).

Javën e kaluar, nëpërmjet një letre të hapur disa akademikë, shkrimtarë dhe aktivistë gjermanë dhe ndërkombëtarë, e akuzuan Merkelin për “heshtjen e turpshme” përballë asaj që përshkruhet si një reduktim i lirisë së shtypit dhe të organizimit në Hungari. Për më tepër, Orban akuzohet drejtpërsëdrejti nga nënshkruesit e letrës, se është zëdhënës i një propagande të hapur anti-semite dhe armiqësore ndaj sundimit të ligjit.

E vërteta është se, pavarësisht se u zgjodh Angela Merkel për të dënuar afërsinë mes CDU-CSU dhe partisë hungareze Fidesz, në mesin e kristiandemokratëve ka përkrahës të Orban shumë më të bindur sesa kancelaria e kujdeshme.

Mbi të gjithë shquhet kreu i Kristian-Socialistëve bavarezë, Horst Sihofer, ministrin aktual i Brendshëm, pozicionet e të cilit mbi çështjen e Europës dhe emigracionit, janë shumë të ngjashme me ato të kryeministrit hungarez.

Më në përgjithësi, disa segemente të konservatorëve gjermanë, shohin me një sy mirë një lloj të ndikimi kulturor që vjen nga lindja, nga ajo tokë e ndërmjetme që ka qenë gjithmonë e mbërthyer mes Rusisë dhe Europës Perëndimore. Në këtë nivel është qeverisë austriake e Sebastian Kurc, një laborator në gjuhën gjermane i konservatorizmit të ri të Europës Qendrore.

Në Vjenë ka nisur një projekt që dëshiron të qëndrojë brenda BE-së, por ka qenë në gjendje të thithë një sasi të caktuar kërkesash populiste, duke u kujdesur për një lloj europianizimi të markës perëndimore.

Në nivelin ideologjik, sidomos kur do të fillojë pas Merkelit, asgjë nuk mund ta përjashtojë që kristiandemokratët të jenë në të njëjtën linjë, me mesazhet euro-identitare të qeverive të Vishegradit.

Këto janë përputhshmëri, që ndoshta nuk janë të përcaktuara të kompaktësohen në dosje të komplikuara, siç është ajo e marrëdhënieve të BE-së me Moskën, por mbeten gjithsesi të afta të propozojnë aleanca të reja brenda unionit. Për më tepër, skena sociale për këtë kthesë drejt Vishegradit të kristiandemokratëve është objektivisht favorizuese.

Ndërsa akademikë dhe intelektualët, denoncojë rrezikun e anti-semitizmit në Hungari, në mediet gjermane është diskutuar për javë të tëra antisemitizmit i përhapur në komunitetin e emigrantëve myslimanë në Gjermani, pikërisht atë që Orban nuk dëshiron të shohë të krijohet në vendin e tij.

Nëse në Budapest, shtypi, OJQ-të dhe pakicat, ndodhen nën sulm, në Gjermani Këshilli Qendror i Hebrenjve, sapo është ndjerë i detyruar të ftojë njerëzit e komunitetit të tij, që të mos venë në kokë ‘kippah’ në qytetet e mëdha.

Si regresioni demokratik hungarez, ashtu edhe antisemitizmi i lidhur me emigracionin në Gjermani, janë probleme konkrete për lirinë në Evropë, por do të jetë e lehtë të zgjidhet të përdoret politikisht vetëm njëri prej tyre./gazeta ekonomia