Shekerinska: Anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për stabilitetin tonë
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sekerinska, mbajti një konferencë shtypi për mediat amerikane gjatë vizitës së saj në shtetin federal të Vermontit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, gjatë konferencës për shtyp ministrja Sekerinska iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth takimit me guvernatorin dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, qëllimi i vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, mesazhet e marra gjatë takimeve me zyrtarët në Washington dhe rëndësinë e mbështetjes nga partneri strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Qëllimi im është të kërkoj mbështetjen e partnerit strategjik të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara, përpara Samitit të NATO-s. Maqedonia e meriton vendin e saj në NATO, kemi punuar shumë. Ne kemi treguar se Maqedonia është një partner i përkushtuar në të cilin anëtaret e Aleancës mund të llogarisin. Besojmë se ftesa për Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO do të kontribuojë për stabilitetin tonë, por edhe për stabilitetin në rajon dhe do të jetë në interesin e SHBA-ve”, tha Shekerinska.
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska është për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ajo është takuar me zv/ndihmësen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper, si dhe zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit.