Kelli: Nuk e kam quajtur “idiot” Presidentin Trump
Shefi i Personelit i Shtëpisë së Bardhë e mohoi një njoftim të televizionit NBC News, se ai e kishte quajtur “idiot” Presidentin Donald Trump.
Zoti Kelly bëri të hënën një deklaratë, ku thonte se ai ka një marrëdhënie tepër të sinqertë dhe të qëndrueshme me Presidentin.
Televizioni NBC njoftoi të hënën se zoti Kelly në shumë raste kishte shprehur kritika për njohuritë e Presidentit për çështje si emigracioni dhe e ka paraqitur veten si një person që e mbron vendin nga qëndrimet impulsive të zotit Trump.
Raporti, megjithë mohimin nga zoti Kelly, mundet t’i rikthejë përsëri pikëpyetjet lidhur me të ardhmen e zotit Kelley në Shtëpinë e Bardhë.
David Cohen, profesor i shekncave politike në Universitetin Akron të Ohajos, duket se i mbështet shqetësimet lidhur me të ardhmen e zotit Kelly në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë në një tweet, se zoti Kelly nuk ka për të qëndruar dot shumë gjatë në detyrën që ka./VOA