Trump sugjeron zonën e çmilitarizuar për takimin me Kim
Presidenti Trump sugjeroi të hënën që një takim i planifikuar mes tij dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un të zhvillohet në zonën e çmilitarizuar midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.
“Për takimin janë duke u konsideruar të marrin marrin pjesë një numër shtetesh, por a nuk do të ishte Shtëpia e Lirisë në kufirin mes dy Koreve një vend më përfaqësues dhe më i rëndësishëm se sa një vend i palës së tretë? Kjo është vetëm pyetje” – shkroi Presidenti në Twitter.
Numerous countries are being considered for the MEETING, but would Peace House/Freedom House, on the Border of North & South Korea, be a more Representative, Important and Lasting site than a third party country? Just asking!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 30, 2018
Trump shprehu optimizëm këtë fundjavë për takimin e planifikuar me zotin Kim, për në fund të majit, ose në fillim të qershorit, pas bisedave që ai pati në shtunën me udhëheqësin jugokorean Moon dhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Trump shkroi në Twitter se pati një bisedë shumë të mirë me zotin Moon dhe se e kishte informuar zotin Abe për planet e takimit me zotin Kim.
Udhëheqës të rëndësishëm amerikanë janë shprehur me optimizënqë është duke i ardhur fundi disa dekada armiqësish në gadishullin korean.
Të premten, Kim u bë udhëheqësi i parë koreanoverior që shkoi në Korenë e Jugut, ku ai shtrëngoi duart me presidentin jugkorean Moon Jae-in.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund armëve bërthamore në gadishullin korean dhe u zotuan të mbajnë bisedime të cilat do t’i jepnin fund zyrtarisht Luftës Koreane.
Edhe në të kaluarën, Koreja e Veriut ka bërë premtime të ngjashme lidhur me programin bërthamor, por ka dështuar t’i mbajë premtimet. I pyetur në se zotimi i Phenianit është këtë herë real, presidenti Trump tha “Nuk kemi për të lejuar që ai të luajë me ne”./VOA