AktualitetBota+Të fundit

Shënohet rritje në eksportet e Turqisë

Eksportet e Turqisë në muajin mars krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u rritën me 7.7 për qind, në 15 miliardë e 587 milionë dollarë, ndërsa importet u rritën me 12.7 për qind, në 21 miliardë e 442 milionë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) njoftoi statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin mars të përgatitura nga Ministria e Doganave dhe Tregtisë.

Në këtë periudhë, deficiti i tregtisë së jashtme u rrit me 28.8 për qind, duke u rritur në 5 miliardë 855 milionë dollarë.

Ndërsa norma e mbulimit të importeve nga eksportet i cili ka qenë 76.1 për qind në mars të vitit të kaluar, u zvogëlua në 72.7 për qind në të njëjtin muaj të këtij viti.

Periudha janar-mars 

Eksportet e Turqisë në tre muajt e parë të vitit, kanë shënuar një rritje prej 8.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 41 miliardë e 185 milionë dollarë dhe importet po ashtu janë rritur me 22.7 për qind duke arritur në 61 miliardë e 902 milionë dollarë./ Anadolu Agency (AA).