AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: “Ditë të mbarë; Punësimi i 300 mjekëve të rinj do të sjellë rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimeve

Këtë të hëne kryeministri Edi Rama dërgon  mirëmëngjesin e tij të zakonshëm për shqiptarët me një postim për mjekët specialistë që kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit.

Dr. Alban Haxhi është njëri prej 37 mjekëve të rinj që në vend të Tiranës ka zgjedhur të punojë në Shkodër.

Rama thotë se punësimi i mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara.

Ja postimi i Kryeministrit Rama në rrjetin e tij social Facebook:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me shembullin e Dr. Albanit, një nga 37 mjekët e rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona