Patras: Porti i refugjatëve në Greqi, që hapet drejt Evropës
Qindra refugjatë në qytetin port Patras, e cila është porta e Greqisë që hapet drejt Italisë, mundohen që të kalojnë në mënyrë ilegale në rimorkiot e maunave dhe anijeve për të arritur në shtetet tjera të Evropës.
Refugjatët në shumicën e rasteve mundohen që të fshihen në vendet sekrete të maunave që presin për anijen që do të niset në mbrëmje, duke kapërcyer në grupe mbi hekurin që rrethon portin. Në rast se ata vërehen nga forcat e sigurisë që patrullojnë në port, refugjatët ndiqen nga forcat e sigurisë me minuta.
Ndërsa ëndrra e refugjatëve për Evropën të cilët arrijnë që të qëndrojnë të fshehur në maune duke e tejkaluar sigurinë e portit dhe policinë, pas disa orësh shuhet pas kërkimeve të forcave të sigurisë. Refugjatët që fshihen në pjesë të ndryshme në maunë zbulohen me pajisjet x-ray dhe më pas nxirren jashtë.
Disa prej refugjatëve lëndohen gjatë ikjes nga forcat e sigurisë ose kur përpiqen të fshihen, ndërsa disa prej tyre gjenden nga forcat e sigurisë.
Refugjatët pasi që të kapen nxirren jashtë portit dhe lirohen, ndërsa ata që mbahen në kujdestari lirohen pas një dite. Ata sërish mundohen të kryejnë të njëjtat veprime.
– Do të ndërtohet mur për parandalim
Pasi që shtetet në rrugën e Ballkanit të refugjatëve nga Greqia drejt Evropës i mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2016, refugjatët u drejtuan në Portin Patras. Drejtimi i atyre në port, ka sjellë edhe që masat të rriten në rajon.
Sipas informacionit të marrë të Anadolu Agency (AA) nga Policia e Patras, planifikohet që të ndërtohet mur përreth portit për të parandaluar ngjarjet e ngjashme që ndodhin gati çdo ditë.
Policia greke në vitin 2016 arrestoi mbi një mijë refugjatë, ndërsa ky numër në vitin 2017 e tejkaloi shifrën 2 mijë e 600. Ndërsa vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti numri i refugjatëve të kapur dhe arrestuar në port ka arritur shifrën një mijë.
– Luftojnë për jetë
Rreth një mijë refugjatë në Greqi, shumica e të cilëve kanë ardhur nga Afganistani janë duke luftuar për jetë në kushte shumë të rënda. Personat në fjalë, jetojnë të privuar nga uji dhe rryma në depo dhe punëtori të braktisura përreth portit. Ata nuk mund të marrin asnjë shërbim shëndetësor përveç atyre të siguruara nga vullnetarët, jetojnë larg kushteve higjienike në vendet ku kanë ngordhur minjtë.
Refugjatët gjithashtu jetojnë larg sigurisë, pretendojnë se shumë herë i janë nënshtruar dhunës nga policia pasi që janë kapur.
Në Greqi gjenden rreth 60 mijë refugjatë të bllokuar në vend ku kanë ardhur me ëndërr për në Evropë.