Nuk realizuan objektivat, Rama shkarkon 2 drejtorë rajonalë të punësimit
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në raportim mujor Drejtorët Rajonalë të Punësimit për të matur performancën e tyre në Punësimet përmes Zyrave Shtetërore të Punës.
Sipas mediave, në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryeministri, Rama ka mbajtur “premtimin” dhe ka shkarkuar Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë.
Kështu, Elbasani ka punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill. Me 45 punësime me pak se objektivi. Ndërsa drejtori i Punësimit në Delvinë ishte me vetëm tre punësime nën objektiv, por Rama nuk e ka falur, duke e shkarkuar nga detyra.
Kukësi dhe Pogradeci me realizim 200% të objektivit.
Ndërkohë Rama ka inkurajuar drejtorët e Kukësit dhe Pogradecin me realizim 200%. Burimet saktësojnë se më herët Rama ka shkarkuar edhe Drejtoren e Degës së Tiranës dhe në mbledhjen e sotme ka thënë se nuk do të tolerojë askënd që është nën objektiv deri në përmbushjen e objektivit vjetor të 25 mijë punësimeve të reja me ndërmjetësimin e Zyrave të Punës të çelura në 61 bashkitë e vendit.