AktualitetPolitikëTë fundit

Gjyqtarja e Tiranës jep dorëheqjen para Vetingut

Gjyqtarja Brunilda Kasmi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj në Gjykatën e Tiranës.

Kasmi, kandidate për në KLGJ, ishte në prag të kalimit në procesin e Vetingut, pro duket se ka vendosur t’i bashkohet disa kolegëve të saj të sistemit të drejtësisë për të mos u hetuar e vlerësuar as në aspektin profesional dhe as në atë të pasurisë.

Ndaj Kasmit ka pasur një ndëshkim me gjobë nga ILDKPI-ja në vitin 2016 bashkë me 81 zyrtarë të tjerë sepse nuk kishte deklaruar pasurinë.