Kritikët e Bashës, nuk shkojnë në Kuvend
Për mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha ka ftuar edhe kritikët e tij. Me kërkesë të kreut të PD-së, në Kuvend janë ftuar edhe të gjithë ish-deputetët, përfshirë edhe ata që njihen si kritikë të deklaruar të Lulzim Bashës, raporton “Panorama”.
Por pavarësisht se morën një ftesë për të qenë në Kuvendin e PD-së, grupi i ish-deputetëve dhe ish-funksionarëve të lartë të PD-së që u lanë jashtë listave kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin.
Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila edhe u përfshi në Këshillin Kombëtar me statusin e ish-kryetares së Parlamentit, ka deklaruar se do ta bojkotojë Kuvendin Kombëtar.
Të njëjtin qëndrim do të mbajnë edhe ish-deputeti Arben Imami, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, dhe ish-deputetja Majlinda Bregu.