Sport

Pse mungoi Messi në lamtumirën e Iniestas?

Lojtari i Barcelonës, Leo Messi nuk ka qenë në konferencën për shtyp të lamtumirës së Andres Iniesta-s në “Qytetin Sportiv” këtë të premte.

Mungesa e tij, së bashku me atë të Luis Suarez-it kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve kur kishte mbërritur i gjithë stafi i lojtarëve, përbërësit e stafit teknik dhe të tjerë që përbëjnë menaxhimin teknik të Barcelonës.

Argjentinasi ka pasur një çështje që nuk mund ta humbte pasi duhet të rinovonte pasaportën e tij, të gruas dhe të fëmijëve. Duke qenë se nuk ka qenë e mundur që të ndryshonte takimin familjar, Messi nuk ka mundur që të ishte në momentin special për të shoqëruar Iniesta-n.

Megjithatë ai është përshëndetur me Iniestën, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë në dhomën e zhveshjes të Barcelonës përpara se të fillonin stërvitjen dhe pritet të jetë në ndeshjen e lamtumirës  që do të zhvillohet në Auditorin 1899, në një datë që ende nuk është caktuar.