Sport

Itali, përplasja Inter-Juventus në Milano

Luhet në Milano derbi Inter-Juventus.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për dy skuadra të të njëjtit qytet, për shkak të rivalitetit të hershëm dhe historik mes këtyre dy ekipeve, përballjet janë cilësuar si derbi i Italisë.

Të dy ekipet vijnë me objektiva të ndryshme, por që fitorja është thuajse detyrim si për zikaltrit, ashtu edhe për bardhezinjtë.

Interi luan për një vend në zonën Champions, që do të shpëtonte sezonin dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të komplikonte arritjen e këtij objektivi për skuadrën e Spallettit.

Nga ana tjetër,  Juventusi  pas eliminimit nga Championsi dhe dy rezultateve negative radhazi, barazimi në transfertë ndaj Crotones dhe humbja në shtëpi ndaj Napolit, ka akoma të hapur betejën për titullin kampion.

Në përballjet e hershme Interi ka dominuar në San Siro megjithëse Juventusi ka regjistruar më shumë fitore.