AktualitetBota+Të fundit

Indonezi: Dënohet për korrupsion ish Kryetari i Parlamentit

Dënimi i ish Kryetarit famëkeq të Parlamentit Setya Novanto, shihet si një pikë kthese në luftën kundër korruprionit në demokracinë 20-vjeçare, të Indonezisë.

Këtë javë, një gjykatë për korrupsionin e Xhakartës, e dënoi me 15 vjet burgim Novanton, për mashtrime, pas një procesi të gjatë hetimor, gjatë të cilit politikani i akuzuar u shtrua dy herë në spital dhe tha se ishte përfshirë në një aksident misterioz me makinë.

Novanto është një nga politikanët më të lartë indonezianë që ndiqet penalisht për korrupsion në një proces të suksesshëm.

Novanto u dënua se kryesonte një skemë korrupsioni prej 170 milionë dollarësh; ai kërkonte 10 për qind nga një kompani kontraktore për prodhimin e kartave elektronike të identitetit. Fakti që Novanto u paraqit vetë në seancat gjyqësore të skandalit të njohur si “e-KTP”, ishte tregues se rasti i tij ishte i ndryshëm. I njohur nga njerëzit si Setnov, ai ishte i lidhur me të paktën 8 raste të veçanta korrupsioni në dy dekadat e jetës së tij politike, por vetëm vitin e kaluar ai doli para gjykatës.

“Vendimi i fundit kundër Setnovit është me të vërtetë një ngjarje historike në përpjekjet e anti-korrupsionit në Indonezi. Ai është një politikan shumë dredharak…dhe arrestimi i tij është një dëshmi e fuqisë së Komisionit për Çrrënjosjen e Korrupsionit”,- tha Adnan Topan Husodo, i organizatës jo qeveritare kundër korrupsionit “Indonesia Corruption Watch”.

Jo më “Zoti Teflon”

Shkalla e skandaleve të Novantos ishte më e madhe se vetë jeta dhe pandëshkueshmëria e tij dukej se fliste për ngulitjen e madhe të korrupsionit dhe mashtrimeve në vendin e tretë më të populluar të botës.

Në vitin 2015, për shembull, thuhet se ai është përpjekeur të zhvasë aksione me vlerën e 4 miliardë dollarëve nga kompania e minierave “Freeport”. Novanto dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si Kryetar i Parlamentit, por më vonë arriti të argumentojë me sukses se rasti ndaj tij bazohej në fakte të papranueshme; prandaj në vitin 2016 ai u rikthye në postin e tij. Ai u largua përfundimisht nëntorin e kaluar, duke e futur partinë e tij “Golkar” në një situatë të trazuar.

https://www.voanews.com/a/indonesia-golkar-party-tense-times/4135120.html)

“Novanto nuk është i vetmi krytar partie që arrestohet për korrupsion”, – tha Andreas Harsono, studjues me përvojë i Organizatës Human Rights Watch në Xhakartë. “Edhe Partia e Drejtësisë dhe ajo Demokrate kanë patur të njëjtën përvojë. Por “Golkar” është njëkohësisht partia e diktatorit Suharto dhe mbetet partia kryesore opozitare ndaj partisë PDIP të Presidentit Joko Widodo. Kjo është një parti shumë e rëndësishme”, tha ai.

“Është vërtetuar me prova bindëse se Setya Novanto është marrë me korrupsion së bashku me shumë të tjerë” – tha gjykatësi Judge Wanto, Kryetar i Komisionit të Gjykatës së Korrupsionit të Xhakartës, që e dënoi zotin Novanto të martën. Atij do t’i ndalohet pjesëmarrja në jetën publike pesë vjet të tjerë, pasi të ketë kryer dënimin me burg.

Duke folur me shtypin në një tjetër paraqitje të tij në gjykatë të premten. Novanto shqiptonte vetëm fjalën “stress.”

“Për të qenë i ndershëm, 15 vjet nuk janë të mjaftueshme për ato ç’ka bërë ai”, – tha studjuesi Adnan Topan. “Por përpjekjet e tij për ta ç’orjentuar jurinë me shtrimin në spital, e të tjera manovra, e bënë të vështirë që të merrej një dënim më i gjatë…Mendoj se do të ishte më e ndershme në se ai do të ishte dënuar me burgim të përjetëshëm.”

Rigjallërimi i KPK

Komisioni për Çrrënjosjen e Korrupsionit, KPK, është një trup i pavarur, i ngarkuar me detyrën për të djellë raste të jashtëzakonshme të korurrupsionit politik para drejtësisë. Dhoma e Përfaqësuesve e Indonezisë është përpjekur prej kohësh ta dobësojë komisionin me masa legjislative.

“Por pas vendimit për Setnovin, vullenti politk kundër komisionit KPK ka për t’u dobësuar së tepërmi” – thotë studjuesi Adnan.

Vitet e fundit vlerësimi për zhvillimet demokratike në Indonezi kanë rënë së tepërmi, në raportet e grupeve si Freedom House https://freedomhouse.org/report/freedom-world/2017/indonesia) dhe Economist Intelligence Unit https://www.cnbc.com/2018/01/30/economist-intelligence-unit-asias-democracy-ranking-falls-in-2017.html).

Në këto raporte vendi kritikohet për masa shtypëse ndaj lirisë së shprehjes, për korrupsion të përhapur dhe fuqizimiin e forcave politike fetare të vijës së ashpër.

Por saga e Novantos ndoshta do të shihet në mbarë botën si një fitore për sundimin e ligjit. “Problemet e korrupsionit në Indonezi duket se nuk mbarojnë me një njeri të vetëm, por ky është një fillim i mirë.” – tha zoti Harsono, i Organizatës Human Rights Watch në Xhakartë./VOA