Sport

Berlusconi mund të riblejë Milanin

“Do të mbyllet që si përfundim do të riblej Milanin”. Kjo është deklarata e ish-Presidentit të kuqezinjve Silvio Berlusconi në një takim publik në Udine.

Sipas atyre që bëjnë sondazhe, shitja e Milan ishte një nga motivet që partia e tij “Forza Italia” pati një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet e fundit duke u ndalur në 14 – 14,5%. Kjo ndoshta ka detyruar Berlusconin të rimendojë të ardhmen e tij me Milan.

Vitin e kaluar Milan kaloi pas 30 vjetësh në duart e kinezëve të Jong Hong Li, por telashet financiare e kanë shoqëruar skuadrën edhe këtë sezon.