Stoltenberg:Rusia gjithmonë ka protestuar kur NATO është rritur; Ne kemi dhënë prova se dera e NATO-s është e hapur.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në sesionin e Ministrave të Jashtëm dha në konference per shtyp lidhur me përfundimin e “takimit të frytshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s”, tha ai
Lidhur me pyetjen që iu drejtua Shefit të NATO-s, që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë, konkretisht “me pranimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO”, dhe a mund të priten të njëjtat përpjekje të destabilizimit të bëra në Malin e Zi nga Rusia, edhe në Maqedoni në një anëtarësim të saj në NATO, Stoltenberg tha se Rusia ka qenë kundër zgjerimit të NATO-s për shumë vite
Rusia pothuajse gjithmonë ka protestuar kur NATO është bërë më e madhe me anëtarë të rinj, por NATO ka provuar se dera e NATO-s është e hapur.
“Pra para së gjithash, mendoj se ajo që kemi parë është se edhe pse Rusia ka qenë kundër zgjerimit të NATO-s për shumë, shumë vite dhe gjithnjë ose pothuajse gjithmonë ka protestuar kur NATO është bërë më e madhe me anëtarë të rinj, fakti është se ne kemi provuar herë pas here se dera e NATO-s është e hapur. Dhe siç e kam thënë shumë herë, nëse NATO do të ketë anëtarë të rinj, është për vendin aspirues të vendosë dhe 29 aleatët. Askush tjetër nuk ka të drejtë, askush tjetër nuk ka të drejtë të përpiqet të ndërhyjë ose të vërë veton për një proces të tillë.”, tha ai
“Kohët e fundit kam vizituar Shkupin dhe kam shprehur edhe një herë qartë se NATO është ende e angazhuar për atë që vendosëm në 2008, në Bukuresht dhe kjo është se kur çështja e emrit të zgjidhet, atëherë jemi gati të ftojmë vendin të bëhet anëtar i NATO. Dhe ky vendim ende qëndron. Ka kontakte, negociata në vazhdim, që të përpiqen të zgjidhin çështjen e emrit. Shpresoj se këto negociata mund të përfundojnë me sukses dhe pastaj do të vazhdojmë. Dhe përsëri, është një e drejtë themelore për çdo vend që të vendosë rrugën e vet, duke përfshirë atë lloj aranzhimet e sigurisë që duan të jenë pjesë e tyre.”/ Fraksion.com