AktualitetBota+Të fundit

Përballja ekonomike dhe ushtarake ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite

Në pesë vitet e fundit vendet e Lindjes së Mesme kanë qenë të përfshira direkt ose indirekt në konflikte të armatosura, dhe nuk është rastësi fakti që 32 për qind e importeve të armëve i takojnë këtij rajoni.

Arabia Saudite është e famshme për shumat e mëdha të investuara në armatime, të vlerësuara në rreth shtatë miliardë dollarë, por është e vështitë të përcaktohet një shumë ekuivalente për Iranin.

Gjithashtu, Arabia Saudite shpenzon rreth 56 miliardë dollarë për marrëveshjet ushtarake me vendet e tjera, pa përfshirë ato të nënshkruara me Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat së bashku janë vlerësuar në tre miliardë dollarë.

Në bazë të raportit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm për vitin 2017, Irani paraqiti katër sisteme mbrojtëse anti-ajrore nga Rusia, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten furnizuesi kryesor i armëve në vendet e Gjirit Arabik.

Gati 50 për qind e eksporteve të armëve nga Mbretëria e Bashkuar shkojnë në Arabinë Saudite, ndërsa shumica e këtyre armëve përdoren si kërcënim kundër Jemenit.

Rivalët rajonalë, Arabia Saudite dhe Irani, aktualisht janë të angazhuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në një numër konfliktesh në Lindjen e Mesme. Duhet të theksohet se shumica dërrmuese e importeve të armëve në Arabinë Saudite vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.

Sa i përket ekonomisë së të dy vendeve, nënvizohet se ekonomia e Iranit në vitin 2017 u rrit me 7.4 për qind, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ishte rezultat i zgjerimit të prodhimit të naftës. Megjithatë, kjo rritje nuk u kombinua me rritjen e vendeve të punës, pasi norma e papunësisë vazhdoi të luhatet në 11.4 për qind gjatë dy viteve të fundit.

Ekonomia e Arabisë Saudite në 6 muajt e fundit është ngadalësuar pak, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të reduktuar varësinë e vendit nga nafta. Arabia Saudite, e cila mban 22 për qind të rezervave botërore të naftës, ka bërë presion ndaj anëtarëve të tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës për të ulur prodhimin e naftës për të rritur çmimet botërore. /Gazeta Ekonomia