Meta në Shkup, në samitin e vendeve të Procesit të Brdo-Brijunit
Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ku merr pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Në këtë samit janë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Samiti zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.
Në këtë Samit marrin pjesë si të ftuar të posaçëm Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.