Life StyleTë fundit

Madona humbet betejën për ndalimin e ankandit me: flokët, të brendshmet dhe letrën e ndarjes së saj me Tupac

Gjykatësi e hodhi poshtë urdhërin gjyqësor të këngëtares, kundër shitjes së sendeve të saj personale, duke cituar keqinterpretimin.

Madonna ka humbur betejën me ligjin për parandalimin e ankandit me sendet e saj personale që përfshinin:  një tufë nga flokët e saj, të brendshme dhe letrën e ndarjes me ish të dashurin e saj, rreperin Tupac Shakur.

Këngëtarja fitoi një bllokim të përkohshëm të ankandit në qershor të 2016, duke i thënë trupit gjykues të New York-ut se  statusi i saj si njeri i famshëm “nuk më heq të drejtën e privatësise, duke përfshirë sende shumë personale”.

Në një vendim që u bë publik dje, gjyqtari Gerald Lebovits i tha se ajo i  kishte keqorientuar armët duke vënë në shënjestër Darlene Lutz, koleksionuesen që e ndihmoi Madonën të ndërtonte një koleksion para se çifti të ndahej.

Lebovits mbajti anën e Lutz, e cila pretendon se marrëveshja midis palëve është vendosur në një kontratë ligjorë në 2004. Trupi gjykues madje e pyeti Madonën se përse i është vënë pas zonjës Lutz, ndërkohë që duhet t’i kërkojë llogari asistentes së saj që kishte në ngarkim marrëveshjën. Avokati i Lutz tha: “Zonja Lutz është tani e lirë të bëjë çfarë të dojë me pronën e saj, pa asnjë ndikim apo pengesë nga ana e Madonnës.”

Madonna dhe Tupac filluan të dilnin së bashku në 1994. Në letrën e shkruar me dorë, që ishte gjithashtu pjesë e ankandit, rreperi shprehet se imazhi i tij si njeri publik do të vuante nga fakti që ai shoqërohej me një grua të bardhë. Ai e bëri publik shqetësimin e tij në një intervistë në të cilën shprhet: “ Unë dua të rehabilitoj gjithë rreperat dhe lojtarët e basketbollit”.

“Mund ta kuptosh këtë?” i shkroi ai. “Për ty, të dalësh me një negro, nuk e rrezikon në asnjë aspekt karrierën tëndë. Përkundrazi, kjo të bën ty të dukesh më e hapur dhe më interesante. Por unë, ose të paktën nga këndvështimi im për imazhin që kam dhe duhet të ruaj, do të zhgënjeja  gjysmën e mbështetësve që më bënë ky që jam sot. Nuk e kam pasur kurrë për qëllim të të lëndoja. Dy vjet më vonë rreperi vdiq./Bota.al