Berlusconi: Do ta blej përsëri Milanin
Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi në një tubim politik të enjten në mbrëmje tha se nëse vazhdon kështu, nuk mund ta mohojë se herët apo vonë sërish do ta blejë Milanin.
Biznesmeni, manjati i medias dhe ish-kryeministri, i cili udhëhoqi me klubin futbollistik Milano për 30 vjet, vitin e kaluar klubin ia shiti Yonghong Li për 740 milionë euro.
Megjithatë, mediat italiane thonë se Berlusconi në tubimin politik të partisë së tij Forza Italia në Udine të pranishmëve u tha se mund të rimarrë Milanin.
“Duke patur parasysh si po hecin gjërat do ta blej sërish klubin”, ka thënë Berlusconi.
Ai shtoi se rezultati i papritur i keq i Forca Italia në zgjedhjet e fundit erdhi si rezultat i shitjes së klubit të tij të famshëm.
“Shumë njerëz më ndalnin dhe më pyesnin përse ia shita klubin një të panjohuri. Ata më fajësojnë për situatën aktuale në Milano. Duhet t’u pranoj diçka. Nëse vazhdon kështu, nuk mund ta mohojë se herët apo vonë sërish do ta blejë Milanin”, tha Berlusconi.
“Rosonjerët” ballafaqohen me kufizime për shkak të shkeljeve të rregullit financiar ‘fair play’, por mbetet të shihet nëse Li do të jetë në gjendje të vazhdojë të kthejë kredinë Elliott Managementit.
Këtë sezon Milanit nuk i shkon si duhet në fushë. Milani u plasua në finalen e Kupës së Italisë, ku do të takohet me Juventusin më 9 maj në Romë. Por, në Serie A, gjiganti i futbollit italian dhe evropian radhitet në pozitën e 7 me 54 pikë, madje 31 më pak se lideri Juventusi nga Torino./Anadolu Agency (AA).