Jens Stoltenberg: Ballkani Perëndimor në tryezën e NATO-s; Shkupi do të vendosë rrugën e vet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Jashtëmi që do të mbahet më 27 prill, ishte sot në konferenë shtypi për mediat.
Ai parashtroi çështjet kryesore që do të diskutohen nesër në takimin me 29 ministrat e jashtëm të vendeve të Aleancës.
I pyetur rreth reagimit të Rusisë në rast të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, Stoltenberg tha se secili shtet sovran ka të drejtë të zgjedh rrugën e tij dhe se qëllimi i Rusisë për të kontrolluar shtetet nën sferën e saj të influencës është qasje në kundërshtim me NATO-n. “Mendoj që Shkupi do të vendosë rrugën e vet’ , tha Shefi i NATO-s, si dhe “29 aleatët e NATO-s për të vendosur. Askush tjetër nuk ka të drejtën e vetos ose të ketë një fjalë në atë proces”, tha ai
Çështje të tjera që do të diskutohen janë ato si Rusia, Siria, marrëveshja bërthamore me Iranin dhe Ballkani Perëndimor.
Stoltenberg tha se nja nga pikat kryesore të agjendës së takimit do të jetë sjellja e kohëve të fundit e një Rusie të paparashikueshme dhe të rezikshme dhe tha se NATO do të përgjigjet në unitet dhe me vendosmëri ndaj kësaj sjelljeje.
“Ende vazhdon qëndrimi kërcënues dhe ndërhyrës i Rusisë ndaj shteteve të NATO-s”, tha Stoltenberg. Ai tha se takimi do të diskutojë masat që mund të marrin ministrat e jashtëm në këtë drejtim.
Por nga ana tjetër Jens Stoltenberg tha se vazhdimi i dialogut me Rusinë ka rëndësi edhe më të madhe posaçërisht në periudhat e rritjes së tensioneve siç ato janë tani dhe informoi se janë duke u zhvilluar aktivitete për një takim të Këshillit NATO-Rusi.
Çështja e Ballkanit Perëndimor do të jetë një temë tjetër e rëndësishme në takim. Ai deklaroi se NATO zhvillon politikë të dyerve të hapura dhe se do të diskutohet zhvillimet në lidhje me Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, të cilat aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO./Fraksion.com