AktualitetTë fundit

Basha: Vrasja e kryefamiljarit Agim Buçi, ka tronditur thellë të madh e të vogël.

Kryetari i PD Basha e ka cilësuar barbare ngjarjen  e mbrëmshme për vrasjen e Agim Buçi  dhe plagosjen e rëndë të gruas së tij.

Basha është takuar sot me familjarët e Agim Bucit.

Ai ju ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e tmerrshme, ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale.

Basha ka shkruar në rrjetin e tij  social në Facebbok:

“Vrasja e kryefamiljarit Agim Buçi ne prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur ka tronditur thelle te madh e te vogel. Ngushellova familjen e të ndjerit, njeriut që mbante ekonomikisht familjen me biznesin e tij të vogël. Kjo ngjarje e tmerrshme reflekton gjendjen e pasigurisë me të cilën përballen shqiptarët. Bëj thirrje për gjetjen e autorëve të këtij krimi, i cili i mori jetën kryefamiljarit, plagosi bashkëshorten e gjitha në sy të fëmijës së tyre te mitur”.

Kryefamiljari  Agim Buçi dhe gruaja e tij u vranë mbrëmë gjatë një tenative grabitje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa mbeti e plagusur rëndë gruaja e 52-vjeçarit.

Dyshohet se gjatë tentativës së grabitjes, autorët janë përleshur me 52-vjeçarin Agim Buci, dhe e kanë qëlluar me një plumb në gjoks. Ai ndërroi jetë në spital ndërsa gruaja e tij, Merita Buci, 44 vjeçe mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.

Nga plumbat e grabitësve ka shpëtuar fëmija 6-vjeçar i çiftit që ndodhej në market në momentin e ngjarjes. Ata kërkuan nga i zoti i dyqanit që t’u jepte paratë, por u përballën me kundërshtinë e Agim Bucit.

Buci ishte baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali.