Vettingu kërkon kohë, KPK shtyn vendimin për Altina Xhoxhajn
Duhej të dilte në orët e paradites së kësaj të mërkure me një vendim përfundimtar në lidhje me fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit.
Shtyrja është bërë për shkak të kohës që kërkohet në llogaritjen e likuiditetiteve në deklaratën e pasurisë së gjyqtares.
Trupa e KPK-së njoftoi se vendimi do të dalë më datën 3 maj./TCH