Rusia ka filluar prodhimin e sistemit S-400 për Turqinë
Aleksandr Miheyev, kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Miheyev, në deklaratën e tij për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, tha se kanë arritur marrëveshje në lidhje me të gjitha temat rreth S-400. “Ka filluar prodhimi i sistemeve. Do të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth kësaj çështjeje”, tha ai.
Kryetari i Rosoboronexport shtoi mes tjerash se, ende nuk kanë filluar dërgimin e S-400.
Për dy sisteme të S-400 të cilat Turqia planifikon t’i blejë nga Rusia, palët në ditët e fundit të vitit të kaluar kishin nënshkruar marrëveshje në Ankara.