Mother Jones denoncon tjetër lobim shqiptar në SHBA, këtë herë për LSI
Revista amerikane Mother Jones, e cila pak më parë botoi një raport të detajuar në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, vjen me një tjetër investigim që përfshin një tjetër parti shqiptare.
Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.
Vitin e shkuar, Howard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit. Por shumica e shërbimeve të firmës mbulohej financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited. Mbulimi nëpërmjet firmës ishte krijuar nga një avokat qipriot, i specializuar në krijimin e korporatave “offshore”, dhe që kishte bashkëpunuar me kompani të lidhura me oligarkë rusë. Megjithatë, kompania “shell” tani kontrollohet (të paktën në letër) nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm. Burimi i parave që kalonin nga Dorelita te grupi McKeon, firma lotuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, pasi la Kongresin, mbetet e mjegullt. Në fakt, ky mund të jetë gjithë qëllimi.
Këto manovrime ngrenë pyetje se kush ka paguar për lobimin në Amerikë në favor të një partie të vogël shqiptare, fuqi e tretë, LSI, para zgjedhjeve të vitit të shkuar. Marrëveshja misterioze ofron një tjetër shembull të interesave të dyshimta që shfrytëzojnë kompani “offshore” të cilat përdorin sistemin politik të SHBA-ve për të ndikuar politikën në Ballkan. Muajin e shkuar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish ndihmës i Senatorit Ted Cruz, i cili kishte punuar edhe për fushatën e Donald Trumpit, ishte paguar nga kompania “guaskë” skoceze që kishte lidhje me shtetas rusë, të cilët lobonin për të opozitën në Shqipëri.
Puna e McKeon për Dorelitën vë në dukje se si ligjet amerikane për lobim ua lehtësojnë punën enteve me interesa të huaja q të përdorin kompani “guaskë” dhe grupe, duke shtyrë axhendat e tyre në Uashington edhe pa zbuluar identitetin apo qëllimin e vërtetë të lëvizjeve. Kjo tregon se si aktorë të ndryshëm nëpër botë përdorin kompani “guaskë” (të cilat mund të krijohen shumë shpejt në vende që kanë shumë pak kërkesa për hapjen e tre), për të fituar ndikim politik në mënyrë anonime në SHBA dhe në vende të tjera.
“Qëllimi kryesor i kompanive “guaskë” në vende si Qiproja është që të fshehin veprimtaritë delikate”, thotë Jeffrey Winters, shkencëtar politik në Universitetin Northwestern, i cili studion rrjetet financiare dhe se si të pasurit shfrytëzojnë kompanitë “guaskë”. “Kjo marrëveshje është mbulur plot me sinjale alarmuese”, shton ai.
Në përditësim…
Top Channel