Manuel Macron, fjalim para Kongresit Amerikan
Në një fjalim para Kongresit amerikan, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se sfidat ndërkombëtare të shekullit mund të zgjidhen me bashkëpunim dhe se roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. Para një sesioni të përbashkët të Kongresit dhe nën duartrokitjet e vazhdueshme të ligjvënësve, zoti Macron foli për marrëdhëniet e veçanta mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës.
“Mrekullia e marrëdhënies mes Shtetet e Bashkuara dhe Francës, është se nuk e kemi humbur kurrë lidhjen e veçantë, që është e rrënjosur thellë jo vetëm në historinë tonë, por edhe në indet tona”, tha presidenti Macron në fjalimin e tij.
Presidenti Macron foli në fillim pikërisht për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Ai tha se forca e lidhjeve mes tyre është burimi i idealeve të përbashkëta.
Zoti Macron foli kundër isolacionizmit dhe në mbështetje të demokracisë si përgjigjia më e mirë ndaj sfidave të globit pasi mbyllja e dyerve nuk do të zgjidhë sfidat e botës.
“Sot, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet dhe të ndërtojë një rend botëror të shekullit të 21-të mbështetur tek parimi i përhershëm që kemi ngritur pas Luftës së Dytë Botërore: shteti ligjor”, tha ai.
Por ai tha se një multilateralizëm i fortë do angazhimin e Shteteve të Bashkuara, pasi Amerika është ajo që e ka krijuar termin dhe tani na duhet ta mbrojmë.
Duke folur për Iranin ai tha se objektivi është që Irani të mos prodhojë kurrë armë bërthamore dhe tha se ka besim që Shtetet e Bashkuara do t’ë rikthehen në marrëveshjen e Parisit për klimën./VOA