Tusk në Tiranë, përgatitje për samitin BE-Ballkan
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku do takohet me zyrtarët e vendit.
Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me presidentin serb, presidentin kosovar, atë të Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Agjenda e presidentit të Këshillit të Europës do të fillojë me takimin e kreut të qeverisë shqiptare në orën 12.40 dhe në orën 13.15 do të zhvillojnë një konferencë për mediat.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.