Prishtina: Projektligji shkel Kushtetutën
Komisioni për legjislacion ka kthyer në komisionin funksional raportin me amendamente për projektligjin për Prishtinën. Anëtarët e komisionit paraqiten vërejtjet e tyre lidhur me amendamentet e propozuara.
Amendamenti për kryeqytetin historik, për policinë e kryeqytetit, taksën shtesë për kryeqytetin dhe shërbimet dytësore shëndetësore ishin disa nga amendamentet për të cilat komisioni për Legjislacion shpalosi vërejtje të shumta, raporton Ekonomia Online.
Më i zëshëm në këtë aspekt ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Ai tha se ky raport është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe hap probleme në sistemin zingjiror. Andaj sipas tij, duhet t’i kthehet komisionit funksional.
“Çka nënkupton kryeqytet dhe kryeqytet historik. Amendamenti për kompetencat. Kryetari i kryeqyteti themelon drejtorin e policisë së kryeqytetit çka nënkupton drejtori e policisë a është drejtori politike apo është strukturë e re e organizimit të policë. Kuvendi ia propozon dy kandidatë për drejtor të drejtorisë së kryeqytetin këto po len ne nënkuptuar që kemi një strukturë tjetër të policisë.
“Po krijojmë një zinxhirë gjetër jashtë zinxhirit organizativ të Kosovës. Janë probleme të cilat këta që i kanë bërë këto amendamente nuk i kanë marrë parasysh. Qysh do të ketë policia e kryeqytetit a do të jetë e uniformuar a do të ketë armë çfarë armë ka shumë probleme”.
“Unë mendoj se disbalancohet komplet sistemi nuk është e qartë se çka është kjo policia si rregullohet janë probleme të cilat këto nuk po shihet zgjidhje. Kryeqyteti ka kompetencë për shërbim dytësor shëndetësore a është llogarit se sa kushton me u ndërtuar e me u mirëmbajt një spital.. ideja fillestare ka qenë me pas Prishtina spital por jo vetë me menaxhuar”.
Hajdar Beqa, nga PDK propozoi që ku Projektligj të kthehet prapa të komisioni funksional ose të thirret përfaqësuesi i komisionit për me i sqaruar.
Se ky ligj është i mangët tha edhe deputeti Korab Sejdiu. Sejdiu ngriti edhe çështjen e taksës shtesë për kryeqytetin.
Ai tha se kjo është e tepërt pasi qytetarët e Prishtinës janë mjaft të ngarkuar me taksa për dallim nga qytetet e tjera, raporton EO.
“Neve na ka ardhur një Ligj i cunguar në fillim për Prishtinën. Shpresa ka qenë që rregullohet por po shihet qartë se është bërë një tentativë por nuk është plotësuar e ndryshuar sa kërkohet. Është absurde që në ligj për Prishtinën të flitet për Prizrenin. Çështja tjetër te ndërlidhja me policinë e shoh shumë problematike formimi e policisë fare po bëhet këtu. Ndoshta do të ishte më mire që të amandamentohet tek ligji për policinë”.
“Amendamenti 11 ku i lejohet kryeqytetit që të caktojë taksë shtesë për kryeqytetin, nuk e shoh të arsyeshme veçanërisht sa janë të ngarkuar qytetarët e Kosovës e veçanërisht për ata të Prishtinës”.
Ndërsa deputeti Sami Kurteshi, nga VV, përkundër se tha që pajtohet me vërejtjet e kolegëve, sipas tij, për vet fakton që është kryeqytet duhet të ketë dallime nga qytetet e tjera mirëpo ka çështje që duhet diskutuar e shpjeguar.
“Ka vërejtje sa i përket amendamentit 3 te neni 7 i ligjit që është propozoi mendoj se është diçka e re ka çështje që duhet të diskutohen. Ky kryeqyteti sigurisht dallon shumica e kryeqyteteve dallojmë për shkak të rrethanave të ndryshme”.
“Edhe taksa shtesë ka me qenë diçka e re që nuk iu takon qytetarëve të tjera. Sa i përket amdandamentit të 4 për kompetencat e shërbimit dytësor shëndetësor mendoj se do të duhej a është shprehur gjuhësisht ma së drejti është një çështje tjetër, pranoj kërkesën e kryesuesit që të thirret kryetari i komisionit për raportim”.
Bilall Sherifi, nga Nisma, tha se më mirë do të ishte që ky raport me amendamente të kthehet tek komisioni funksional pasi që një takim i mundshëm me komisionin nuk është efektiv.
“Nuk e di ku e kamë marrë modelin e tillë hartuesit apo propozuesit e këtyre amandamenteve se ligji fillimisht nuk ka qenë i keq nuk mendoj se është keq që kryeqytetin të ketë policinë e vet por a është në përputhje me legjislacioni në fuqi nuk është, nuk besoj se një takim i ardhshëm do të na bind se ky raport nuk është në rregull”./EO