AktualitetEkonomiTë fundit

Mbështetje për krijimin e fermave të agroturizmit

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, së bashku me Programin CEED Albania të Qeverisë së Suedisë, nisën sot zbatimin e programit për shndërimin e 6 fermave bujqësore në bashkitë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe në ferma me destinacion agroturizmin. Njëra nga 6 fermat e përzgjedhura është ajo e fermerit Ahmet Sulejmani në fshatin Muriqan të Shkodrës.

Përfaqësuesi USAID-it Dennis Wesner, u shpreh gjatë ceremonisë së fillimit të programit se qeveria amerikane po mbështet zhvillimin e agroturizmit në disa zona të Shqipërisë, me synim zhvillimin e bujqësisë, nxitjen e punësimit dhe tërheqjen e vizitorëve./VOA