Kim Jong-un: Arsenalin bërthamor, për breza me rradhë
Lideri i Koresë komuniste u zotua se do të mbajë arsenalin bërthamor të vendit për breza me radhë, kështu pritshmëritë amerikane dhe koreanoveriore për samitin mes Donald Trump dhe Kim Jong-un duket se nuk do të jenë ato që dominuan lajmet e javës së kaluar’
Trump e cilësoi si fitore diplomatike lajmërimin gjatë fundjavës së Koresë së Veriut se ajo ndali testet bërthamore dhe mbylli një bazë bërthamore.
Mesazhi i Trump në Twitter, se SHBA ende s’kishte ofruar asgjë dhe “ata kanë rënë dakord për çarmatosjen bërthamore”.
Por, ndërsa orët kalojnë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se interpretimi amerikan dhe koreano-verior i çarmatosjes bërthamore është shumë i ndryshëm.
Vërtet Koreja e Veriut tha se ndali testet dhe mbylli një bazë bërthamore, por kjo u bë sepse kishte përfunduar punën për ndërtimin e një arsenali të fortë bërthamor.
Gjatë një takimi të partisë, Kim tha se testimet nuk janë më të nevojshme sepse mbushjet bërthamore janë vendosur tashmë mbi raketa.
“Arsenali bërthamor i Koresë së Veriut, një shpatë e fuqishme për mbrojtjen e paqes, është një garanci për brezat e ardhshëm. Një siguri për pasardhësit tanë që të kenë jetë dinjitoze dhe të lumtur”, deklaroi Kim Jong-un.
Analistët thonë se tashmë në Shtëpinë e Bardhë duhet të jenë habitur jo pak kur kuptuan se çarmatosja bërthamore nuk është ajo që mendonin.