Kate i befason të gjithë: Vetëm pak orë pas lindjes lë spitalin me një princ në krah
Princi William dhe Kate Middleton janë zyrtarisht prindër të tre fëmijëve. Fëmija i tyre i tretë, një princ i vogël erdhi përsëri në jetë.
Princesha Charlotte dhe vëllai i saj Princi George, të shoqëruar nga babai i tyre Princi William vizituan në spital të ëmën dhe vëllanë e tyre të sapolindur. Kjo vizitë është një detyrim i tyre i parashikuar në rregulloren e Familjes Mbretërore.
Por shumë shpejt pas lindjes fotografitë e Kate tek sa lë spitalin, pushtuan rrjetin. Ajo me bebushin në krahë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj ka preferuar të veshë një fustan të kuq për këtë dalje kaq eventuale, duke e ditur që në këtë moment mediat i kanë kthyer sytë nga ajo.
Gjithashtu Kate ka guxuar të veshë një palë këpucë të cilat pak nëna në pozitën e saj do të guxonin t’i vishnin.
Sikur të mos ketë ndodhur asgjë më parë, Kate ka lënë spitalin duke mbajtur në krahë foshnjën e saj për t’iu drejtuar Pallatit Mbretëror.