SportTë fundit

“France Football” i kërkon falje Iniestës

“France Football” i ka kërkuar falje kapitenit të katalanasve për faktin se nuk e ka vlerësuar kurrë me çmimin Topi i Artë.

Andres Iniesta me shumë mundësi do e mbyllë aventurën e tij me Barcelonën pas përfundimit të këtij sezoni dhe për këtë arsye,

Nëpërmjet një editoriali të kryeredaktorit të saj, Pascal Farre, revista mbulon me lavde mesfushorin spanjoll dhe thekson se emri i tij është një mungesë e dhimbshme në listën e gjatë të fituesve të çmimit më të rëndësishëm individual në futboll.

Në vitin 2010 dukej se Iniesta mund ta fitonte, pasi arriti çdo sukses të mundshëm me Spanjën dhe Barcelonën, por Topi i Artë i shkoi Messit.

“Iniesta nuk është një lojtar, është LOJTARI! Pa të, Messi me shumë mundësi do ishte lodhur nga Barcelona. Talenti i tij ishte shpikja. Altruizmi ndoshta ka bërë që t’i privohen çmimet individuale. Në vitin 2010 u rendit i dyti për Topin e Artë dhe në vitin 2012 u rendit i treti. Mes emrave të mëdhenj që mungojnë në listën e Topit të Artë, emri i Iniestës është ai që vret më shumë”, shkruan Farre.