AktualitetTë fundit

Forca Ajrore, Xhaçka: Trajtim të ri financiar për 8 mijë ushtarakë

Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbush sot 67-vjeç. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionimin e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.

“Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: Mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se një mijë personave në rastet e emergjencës”, tha ajo.

Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar, vitin që vjen, ministrja Xhaçka u shpreh: Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektiva të përcaktuara qartë për FA-të në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarak do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar.