E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
Life StyleTë fundit

Femrat me sytë kaf, ja cilësitë që kanë

Sytë kaf janë te thelle, te theksuar dhe shume shprehës. Shume te përhapur midis femrave me ngjyre lëkure mesdhetare por qe karakterizojnë edhe ato me ngjyre te çelur. Cili është grimi me i mire për sytë kaf? Duke qene se kane si veçori një ngjyre te theksuar dhe te erret sytë kaf mund te trukohen ne shume mënyra duke pasur kështu gjithmonë një rezultat te bukur.
Grimi me i mire për sytë kaf
Duke nisur nga një vije e thjeshte peneli apo lapsi te zi dhe me pas mund te kaloni për një smokey eyes te theksuar, grimi i syve kaf mund te jete çdo here e ndryshme dhe e bukur. Këto janë shembujt e grimeve për sytë kafe ku dhe shume vip-a me këtë ngjyre sysh si Kim Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner etj preferojnë ti grimojnë sytë e tyre.

Peneli i zi
I thjeshte dhe gjithmonë perfekt, peneli i zi kornizon shikimin duke zbukuruar sa me mire sytë kaf.
Smokey eyes me ngjyre
Jeshilja e vajit është një ngjyre perfekte për te nxjerre ne pah sytë gështenjë. Për te krijuar një make up me impakt për sytë ne ngjyre kafe mund ta kombinoni me ngjyrën karamel.

Reflekse metalike

Roze e arte, bakër dhe e arte ne një make up te vetëm, te theksuar dhe shume elegant perfekt për ato qe kane sy ne ngjyre te erret.

E argjendta

Një nder ngjyrat me te bukura për grimin e syve kaf për ne mbrëmje është padyshim ngjyra e argjend. Për një efekt statement mund ta zgjidhni me xixa.

 

Smokey eyes ne ngjyre bakër

Ngjyra e bakrit por me shkëlqim i jep syve një pamje me te vërtet trendi dhe shume te bukur mbi te gjitha nëse sytë kornizohen nga lapsi i zi.