AktualitetBota+Të fundit

Një kamion i vërsulet qytetarëve në Toronto

Në Toronto, të hënën (23.04) ditën kur përfundoi takimi i ministrave të Jashtëm të G7-s që diskutoi mbi zhvillimet në Siri dhe Ukrainë, një kamion transportesh i është drejtuar një grupi kalimtarësh në metropolin kanadez duke shkaktuar disa të plagosur. Kamioni i bardhë ka qenë një marrë me qira, njoftoi gazeta kanadeze, “Toronto Star”. Ai ka dalë nga rruga dhe i është drejtuar trotuarit. Policia izoloi zonën dhe ndali qarkullimin e metrove. Policia e Torontos bën të ditur se shoferi i kamionit është arrestuar, dhe nuk jep të dhëna për moshën apo motivet e mundshme.

Sipas raportimeve të para të dëshmitarëve bëhet fjalë për lëndimin e tetë personave, i tha një zëdhënës i policisë agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Kjo shifër megjithatë është e pakonfirmuar. Kjo lagje e Torontos në lagje North York është mjaft e populluar gjatë ditës. Aty gjenden shumë restorante dhe dyqane. Ende nuk dihet shumë për sfondin e sulmit.