AktualitetPolitikëTë fundit

Michel: Do të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE-së me Shqipërinë

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, i cili qëndron për vizitë në Shqipëri, pas takimit me kryeministrin e vendit, Edi Rama, tha se dëshirojnë të vazhdojnë përpjekjet për afrimin e Bashkimit Evropian (BE) me Shqipërinë.  Ai tha se në këto muaj do të vërehet progresi i Shqipërisë dhe kjo çështje do të diskutohet në institucionet belge, ndërsa premtoi se do jepet mesazh pro Shqipërisë në institucionet e BE.

Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij shqiptar, Michel theksoi se ka një vendosmëri për të punuar së bashku për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.

Charles Michel: Ne vlerësojmë pëërpjekjet që janë ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në fushën e sundimit të së drejtës, reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për tu zhvilluar. Para disa ditësh u dha një rekomandim i rëndësishëm i BE që hap mundësinë pa kushte drejt procesit të anëtarësimit dhe në javët e ardhshme do ketë diskutime politike shumë të rëndësishme të nivelit të lartë në gjirin e BE ndërmjet shefave të shteteve dhe qeverive në një Samit në Sofje, do të jetë rasti për të shkëmbyer lidhur me ardhmen e BE dhe rajonit. Do të merret një vendim në muajin qershor që do të jetë shumë i rëndësishëm. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë me Kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do të merret në muajin qershor.

Nuk mund të them tani vendim zyrtar por Belgjika do të shprehet në muajin qershor megjithatë me shumë qartësi dhe vendosmëri them se ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë. Gjithashtu mundësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal perspektivash optimiste dhe të marrim parasysh përgjegjësitë në zbatimin e reformave .Jam i bindur për ndershmërinë e vendit tim për të marrë parasysh përpjekjet që janë bërë dhe për të vënë në dukje gjithçka është e mundur që të kemi rezultate të prekshme nga qytetarët e vendit tuaj që ky afrim të mos jetë një afrim fasade por të shprehet në mundësinë për të konsoliduar lidhjet në fusha të ndryshme politike, diplomatike, në fushën e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, tregtinë etj.

Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE. Do të jap rreth tryezës së BE në muajin qershor një mesazh pro vullnetit dhe përpjekjeve tuaja. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.

Kryeministri, Edi Rama, tha se hapja e negociatave do të shenonte një kapitull të ri për vendin tonë, ndërsa sipas tij reformat nuk bëhen për Brukselin por për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama: Sot biseda u përqëndrua tek progresi i bërë në adresimin e priorioteteve kryesore që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian dhe diskutuam dhe për raportin dhe rekomandimin pozitiv ka kushte të KE. Ndamë mendimin se me marrjen e këtij rekomandimi nis një fazë e re për vendin se gjithë procesi i integrimit është një proces për vendion dhe ardhmërinë e tij.Folëm dhe për sfidat e mëdha që lidhet me këtë proces në vijim. E falenderova Michel për gjithë mbështjen e vazhdueshme. Ne besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat. Jemi të vedijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve tona por është fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh dhe kemi besim se në këtë përpjekje kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe të miqve dhe partnerëve tanë europianë.

Rama foli për opozitën, ndërsa tha se do ishte mrekulli nëqoftëse bihet dakord për një axhendë të përbashkët për integrimin.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij belg, folën për marrëdhënie të mira mes dy vendeve, duke vendosur theksin tek rritja e shkëmbimeve ekonomike dhe tek bashkëpunimi në fushën e turizmit.

Edi Rama: Diskutuam dhe për rajonin, ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, intensifikimin e marrëdhënieve rajonale. Nuk është rastësi që kryeministri Michel ndaloi në Tiranë, por do të vazhdojë vizitën e tij më pas në Beograd duke bërë një mesazh të qartë mbështetje dhe inkurajimi për rrugën e re ku ka hyrë rajoni dhe intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe mes vendeve të rajonit.

Charles Michel: Kemi vendosmëri për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe në të gjitha fushat, në planin politik, diplomatik por edhe duke u përpjekur të stimulojmë kapacitetin e përforcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Gjatë takimit identifikuam disa inisiativa konkrete dhe ekipet tona diplomatike do të punojnë për ti thelluar dhe më shumë në kuadrin dy palësh, përpjekjet ekonomike, investitorët, botën akademike dhe kulturore. Diskutuam për partneritetin për emigracionin. Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurtë dhe është e rëndësishme të punojmë së bashku për të parandaluar format e migracionit ilegal.

Kryeministri, Charles Michel, u ndal në një vizitë blic në vendin tonë për të fluturuar më pas drejt Beogradit, vend që përballet ashtu si Shqipëria me sfidën e integrimit.

 “Nuk mund të nxjerrim qerren përpara kaut”Charles Michel:  Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi. E pranova me kënaqësi ftesën, sigurisht për të dhënë një sinjal nga ana e BE-së, një sinjal vlerësimi për përpjekjet e rëndësishme që janë kryer. Njëkohësisht, është e rëndësishme të thuhet se fillimi i një procesi anëtarësimi nuk është pika e mbërritjes. Është vetëm fillimi, mundësia për të nxitur reforma shtesë dhe ky afrim duhet të konkretizohet hap pas hapi. Në procesin e vendimmarrjes në BE, duhet respektuar kalendari. Nuk mund ta vëmë  qerren përpara kaut. Është në fillim mbledhja e shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, pastaj do të vendoset në rendin e ditës në mbledhjen zyrtare dhe në atë moment do të komunikoj vendimin e Belgjikës. Megjithatë do të jap një mesazh vullneti dhe do të kemi rastin të vazhdojmë rregullisht këtë dialog me kryeministrin sepse nnë bëj pjesë në ata që mendojnë se duhen njohur përpjekjet e kryera.

Tur me Bashën për integrimin

A do të ishit dakord që të ndërmerrnit një tur me zt.Basha për të bindur kancelaritë e zt.Basha?

Rama: Unë nuk flas asnjëherë për opozitën në gjuhë të huaj, kështu që përgjigja ime nuk ka përgjigje pasi do të ishte shumë e vërtetë nëse do të ndodhte.

 Nesër në Beograd

Nesër, kryeministri belg do të fluturojë drejt Serbisë ku do të takohet me homologen e tij Ana Brnabiç dhe presidentin Vuçiç.

Vizita e Charles Michel në dy vendet e Ballkanit vjen pasi si Shqipëria edhe Serbia përballen me sfida të rëndësishme duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitike, por edhe për shkak se rajoni i Ballkanit është gjithashtu midis pikave të fërkimit midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Komisioni Europian rakomandoi këtë javë Këshillin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Për Charles Michel, prioritet është forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë dhe Serbinë dhe për të mbështetur këto vende në progresin e tyre drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive themelore.