AktualitetBota+Të fundit

Llotaria Amerikane, si do të dalin fituesit?

Muaji maj është i veçantë për qindra-mijëra qytetarë shqiptarë që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane pasi dalin përgjigjet e fituesëve, shkruan albeu.com.

Edhe pse çdo vit rezultatet publikoheshin në datën 3 ose 5 maj këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndryshuar datën kur aplikuesit e Lotarisë Amerikane do të marrin përgjegjen, nëse janë fitues apo jo.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit përgjigjet do të bëhen publike në datën 15 maj 2018.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, shkruan albeu.com.

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Gjatë kohës së aplikimit, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare: https://www.dvlottery.state.gov/