Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit: Sot, sjell në jetë fëmijën e tretë
Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit është shtruar në spital në orët e para të mëngjesit për shkak të dhimbjeve të lindjes, raporton BBC.
Kate Middleton pritet të sjellë sot në jetë fëmijën e saj të tretë me Princ William.
Dukesha ka qenë me leje lindjeje që kur bëri vizitën e fundit mbretërore në një drekë bamirësie në Londër më 22 mars.
Ardhja në jetë e foshnjes do të lajmërohet nga Kensington Palace.
Si me dy fëmijët e saj të parë, Kate shpreson për një lindje natyrore dhe nuk e di nëse do të sjellë në jetë djalë apo vajzë.
Foshnja do të jetë Princi ose Princesha e Kembrixhit.