Haradinaj: Jemi fokusuar te sfidat
Pas mbledhjes së 43-të Qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se Kosova nuk është marrë me arritjet në Raportin të Komisionit Evropian, por me sfidat për rrugën drejtë Bashkimit Evropian (BE).
“Kosova është serioze e fokusuar, jo vetëm të gjejmë të arriturat e me u lëvduar, menjëherë kemi shkuar të sfidat”.
“Kuvendi ka shërbimin e vet të përkthimit, edhe na mundemi me ja bë? Nuk është detyrë e jona, nëse deputetët kanë i presim mund ta kryejnë”.
“Janë shumë sfida është material pune dhe janë në numër të madh. Raporti është krahasimi mes gjendjes së sotme. Ka të bëjë një vend aspirues dhe ku ish kanë mesatarja me hi në BE”.
Kreu i ekzekutivit ka shtuar se do t’iu shkruaj redaktorëve të të gjitha medieve që të bashkëpunojnë lidhur me raportimet në mënyrë që ta ndihmojnë këtë proces.
“Presim me u bë bashkë për tema të interesit nacional, ju kam kërkuar redaktorëve të mediave që rrugëtimin tonë deri në BE ta ndihmojnë edhe mediat”.