Gigi Hadid, Modelja që pushtoi pasarelat
Modelja e njohur e pasarelave botërore, Gigi Hadid feston 23 vjetorin e lindjes, sot me 23 prill.
Nuk kanë munguar urimet e miqve dhe familjarëve të saj në rrjete sociale. Ishte motra e saj e vogël, modelja Bella Hadid që ndau disa fotografi të fëmijërisë duke shkruajtur: “Shoqe të ngushta që në ditën e parë që u takuam.”
Bella nuk ishte e vetmja që tregoi dashurinë e saj për motrën. Yolanda Hadid, e cila u bë nënë për herë të parë nga Gigi shpërndau disa imazhe ku e falenderonte pasi i mësoi dashurinë pa kushte. Nuk ka munguar dhurata për të, ku kompania Rebook bëri a
Gjithashtu mikeshat e saj dhe modelet e tjera si Kendall Jenner e kanë uruar me përshkrime prekëse. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-partneri i saj, Zayn Malik.