Franca: Miraton ligjin e emigracionit, por ashpërson masat për azil
Asambleja Kombëtare Franceze ka miratuar një ligj të ri për emigracionin, që forcon rregullat për azilkërkuesit. Projekt-ligji shkurton afatet e aplikimit për azil, dyfishon kohën për të cilën mund të ndalohen emigrantët e paligjshëm dhe paraqet një dënim njëvjeçar për hyrjen në Francë në mënyrë të paligjshme.
Partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e kërkimit të azilit, por figurat e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se masat janë më shumë sesa të ashpra.
Projektligji u miratua pas katër orëve debat me 228 vota pro, 139 kundër dhe 24 abstenime. Deputetët e Frontit të Djathtë mbështetën qeverinë ndërsa partitë e krahut të majtë votuan kundër.
Votimi u bë në fundjavë pasi u propozuan qindra ndryshime. Një anëtar i partisë La République en Marche (LREM) të Macron, Jean-Michel Clément, votoi kundër legjislacionit dhe 14 anëtarë të tjerë të kësaj force politike, abstenuan.
“Nuk jam i sigurt që po u dërgojmë qytetarëve të botës mesazhin universal që ka qenë gjithmonë joni”, tha në një deklaratë z. Clément, ish-socialist, pas votimit. Ai më vonë njoftoi se po dilte nga grupi parlamentar.
Të Drejtat e Njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ndikojë negativisht te “azilkërkuesit më të prekshëm, të cilët do të ishin ata që ka shumë të ngjarë të humbasin afatin”.
“Nën maskën e sigurimit të një sistemi më efektiv të azilit, projektligji përfshin një sërë masash që do të pakësonin qasjen në mbrojtje”, tha në një deklaratë Bénédicte Jeannerod. Projekt-ligji tani do të diskutohet në dhomën e sipërme, Senati, në qershor.