Edi Rama: Agim Gjata, gjeti punën që deshi
Kryeministri Edi Rama, në mirmëngjesin e tij të zakonshëm për shqiptarët, sot ka sjellë shembullin e Agim Gjatës i cili kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes.
Kryeministri thotë nëpërmjet vidios që ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Agim Gjata e gjeti punën që donte vetëm pak orë më pas.
Ja postimi i Kryeministrit Rama në Fb:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë“