Deputeti izraelit për adoleshenten: Të paktën të qëllohej në gju
Pjesëtari i Partisë Shtëpia Hebreje në Izrael, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se adoleshentja palestineze Ahed Tamimi, e cila është bërë njëra prej simboleve të Palestnës me guximin e saj duke kundërshtuar okupimin, “do të duhej të qëllohej të paktën në gjurin i saj”.
“Sipas meje, ajo vajzë (Ahed Tamimi), të paktën do të duhej të qëllohej në gjurin e saj dhe në këtë mënyrë do të dënohej me burgim të përjetshëm shtëpiak”, ka shkruar Smotrich në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Ndërkaq, deputetja nga partia Maretz, Michal Rozin, e ka kritikuar deklaratën në fjalë.
“Duhet të turpërohesh nga vetja. Javën e kaluar, kolonët hebrenj hodhën gurë në drejtim të ushtrisë izraelite. A gjuajtën me armë zjarri kundër tyre?”, ka thënë Rozin.
Ahed Tamimi, 17 vjeçare, është dënuar me tetë muaj burgim pasi ishte arrestuar nga ushtria izraelite më 19 dhjetor të vitit 2017 gjatë një bastisje në shtëpinë e saj.
Arrestimi i saj kishte ndodhur pasi mediat izraelite kishin publikuar pamje teksa Ahed i godiste me shuplakë një ushtar izraelit i cili kishte hyrë me forcë në oborrin e shtëpisë së saj në Nebi Salih, në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar. Ajo akuzohej për “sulm” ndaj ushtarëve izralite.
Ahed, e cila njihet si “guximtarja palestineze”, në vitin 2012 në Stamboll ishte shpërblyer me çmimin për kurajo Handhala, për qëndrimin e saj të guximshën ndaj ushtarëve izraelitë teksa këta po arrestonin vëllain e saj.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë kryeministër, u takua personalisht me vajzën palestineze për të shprehur admirimin e tij për trimërinë e saj.
Tamimi po mbahet në burgun ushtarak të Izraelit, i cili ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar. /Anadolu Agency (AA).