AktualitetLife StyleTë fundit

Shitet menuja e parë e Titanikut, Çmim marramendës

Menuja e ushqimit të parë që është shërbyer në bordin e anijes së famshme të Titanikut është shitur për 100 mijë paund në ankand.

Dreka u është shërbyer oficerëve në ditën e parë që u provua anija në det më 2 prill 1912.

Menunë e ka mbajtur zyrtari i dytë, Charles Lightoller, i cili ishte anëtari më i lartë i ekuipazhit që mbijetoi nga tragjedi dhe ia dha gruas së tij pasi u largua nga Southampton më 10 prill 1912.

Drejtuesi i ankandit Alan Aldridge tha se ishte “një nga menytë më të rralla që ka mbetur në ekzistencë”.

Menuja iu shit të shtunën një koleksionisti britanik në ankandin në ‘Henry Aldridge dhe Son in Devizes’.

Aldridge tha: “Jemi të kënaqur me rezultatet e ankandit dhe mendojmë se gjëja e rrallë e objekteve reflektohet në çmimet që ilustron magjepsjen e vazhdueshme me historinë e Titanikut”.

Më 2 prill, në ditën e parë të Titanikut në det, oficerët dhe ekuipazhi shijuan ushqimin e tyre të parë që shërbehej në sallonin e ngrënies kryesore përpara se të bashkoheshin me pasagjerët.