Veshja më trendy: Respekti për ambientin
Një tendencë e re po bën bujë në botën e modës: respekti për ambjentin. Nga markat më komerciale e deri tek ato më ekskluzive, kanë nisur të nxjerrin në treg materiale të ricikluara ose me bazë natyrale dhe yjet e ekranit janë shumë të apasionuar pas kësaj mode, sipas “look da vip”
Shtëpitë e modës kanë nisur të hedhin në treg koleksione veshjesh të realizuara me materiale nga veshjet e mëparshme, por edhe nga shishe plastike të ricikluara.
Disa të tjera krijuan veshje me fibra të pambukut organik, apo poliestre të ricikluar.
Përsa i përket linjave sportive të veshjeve, kanë nxjerrë në treg atlete të realizuara me materiale plastike të nxjerra nga oqeani, ku një palë janë krijuar nga 11 shishe plastike.
Ka linja të cilat janë realizuar me mbetjen e përpunimit të agrumeve.
Respekti për ambientin….nuk ka qenë kurrë kaq fashion!!!!