Roma hipotekon vendin e tretë
Pas fitores ndaj Genoa-s, Roma nuk fal as SPAL-in.
Skuadra e drejtuar nga Eusebio Di Francesco, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions League, shkëlqen edhe në Seria A, duke kaluar pastër 3-0 SPAL-in.
Pavarësisht rasteve të shumta për gol, duhej të vinte minuta e 33-të për të zhbllokuar takimin. Pas një topi të hedhur në zonën vendase, mbrojtësi Francesco Vicari devijon gabimisht topin në rrjetën e tij, duke dërguar shifrat në 0-1 në favor të Romës.
Fraksioni i dytë nisi me gol për Romën, me Radja Nainggolan që në minutën e 52-të goditi saktë nga brënda zonës. Goli i Patrick Schick në minutën e 60-të vulosi fitoren e Romës, që tashmë “hipotekon” vendin e tretë.