Hamburg shpreson mbijetesën, Bayern Munich harron titullin dhe “shtyp” Hannover-in
Fitimi i titullit nuk e ka ndalur Bayern Munich që të “kursehet” ndaj Hannover 96-të, me bavarezët që triumfuan me rezultatin 3-0.
Mjaftoi pjesa e dytë që të besuarit e Jupp Heynckes të merrnin 3-pikëshin e radhës. Golat e Muller në minutën e 57-të dhe Lewandowski në të 73-ën, i dhanë fitoren e 40 Bayern Munich në këtë sezon.
Pas kësaj fitore, Bayern thellon në 23-të distancën me Shalke 04 e vendit të dytë, ndërkohë që Hannover thuajse është jashtë “luftës” për mbijetesë.
Fitore të rëndësishme arriti Hoffenhaim që mundi në transfertë RB Leipzig, 5-2. Për miqtë shënuan Uth dy herw, Gnabry, Kaderabek dhe Rupp, ndërsa për vendasit Konate dhe autogoli i Baumann.
Në takimet tjera Hamburg shpreson tek mbijetesa pasi mposhti minimalisht 1-0 Freiburg, ndërkohë që fitore arriti dhe Hertha Berlin 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt dhe Stutggart kaloi pastër 2-0 Werder Bremen.