Life StyleTë fundit

Frakturat e Breshkës, “riparim” origjinal

Teksa përpiqej të shpëtonte nga qeni, një breshkë u rrëzua nga muri. Rrëzimi i kushtoi guackën, e cila u thye në tre vënde, shkruan tgcom.

Protagoniste e ngjarjes është një breshkë nga San Diego, në Kaliforni, SHBA. Fatmirësisht, historia e saj përfundon mirë: pas tre orësh ndërhyrje, koraca u riparua në mënyrë rrethanore, por efektive, falë përdorimit të vidave, lidhësave dhe stukos që përdoret sazkonisht nga dentistët.

Historinë e tregoi Dan DeSousa, drejtor i Shërbimeve për Kafshëtë në kontenë e San Diegos, i cili ka postuar në Twitter fotot e reptilit.

Breshka, që është 35-40 vjeç dhe peshon 40 kile, u gjet me guackën e thyer, pas rënies nga një lartësi prej tre metrash.

Veterinerët kalifornianë kanë kryer një ndërhyrje të gjatë tek kafsha, e cila kushtoi rreth 4 mijë dollarë, shpezime nga fondi i solidaritetit.

Tani breshka është mirë me shëndet dhe po përmirësohet edhe pse do të duhet thuajse një vit nga shërimi i plotë, një hark kohor i papërfillshëm ky, duke patur parasysh që reptili ka ende dhjetra vjet jetë.