FMN: Kosova ka stabilitet financiar
Ministri i Financave, Bedri Hamza në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtarë (FMN) dhe Bankën Botërore (BB) në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang.
Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoj Zhang për progresin të cilin e ka arritur Kosova në zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave dhe gjithashtu shprehi respektin dhe falënderimin për mbështetjen e FMN-së ndër vite që i ka dhënë Kosovës.
Ministri Hamza, gjithashtu e njoftoi Zhang dhe personelin e tij për trendin e mirë të të hyrave buxhetore në total që po realizohen në buxhetin e Kosovës, trendin e shpenzimeve, si dhe stabilitetin makro-fiskale në përgjithësi.
Ai gjithashtu u shpreh se falë raporteve të shkëlqyera me FMN-në, do të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkëpunimi i sinqertë dhe transparent të konsultimit me Fondin për çdo ligj apo vendim i cili do të sjellët nga Ministria e Financave.
Ndërsa, Zhang falënderoi ministrin Hamza për vizitën në FMN, si dhe e përgëzoi atë për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.
Ai u shpreh se Kosova ka arritur fal punës profesionale dhe transparente të Ministrisë së Financave të ketë stabilitet të plotë makro-fiskal përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në zhvillim të tij përmes politikave fiskale. Kjo është një arritur e madhe që pa qenë në program me FMN-në është arritur nga vetë kosovarët.
Zhang u shpreh i lumtur që FMN do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Kosovën në këtë rast me Ministrin e Financave. /Gazeta Ekonomia